Bayerni humbet shërbimet e një titullari, rrezikon pjesëmarrjen në Katar 2022

17/10/2022 13:04

Bayerni e zgjidhi lehtësisht ndeshjen ndaj Freiburgut. Kampionët e Gjermanisë triumfuan 5-0 në “Allianz Arena” dhe tani renditen në vendin e dytë në Bundesliga me 19 pikë, katër më pak se kryesuesit e Unionit të Berlinit.

Leroy Sane realizoi golin e tretë të ekipit bavarez, teksa në minutën e 76’ u detyrua të largohej nga fusha i dëmtuar. 26-vjeçari (10 gola dhe 6 asiste këtë sezon me Bayernin) ka kryer sot kontrollet mjekësore.

Me anë të një komunikate zyrtare, Bayerni lajmëron se Sane ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Akoma nuk dihet saktësisht koha e rikuperimit, ndërkohë që Bild raporton se lojtari ofensiv do të qëndrojë të paktën tre javë jashtë fushave.

Pjesëmarrja në Botërorin Katar 2022 me Gjermaninë, për momentin nuk është në rrezik, por në Bavari i tremben faktit që lojtari, i cili po kalonte një formë të mirë sportive, mund të kërkojë më shumë se tre javë kohë për t’u rikuperuar.

Top Channel