Analizë Kuqezi/ Uzuni në top formë, sulmuesi shqiptar surprizon me dygolësh dhe asist

17/10/2022 20:55

Myrto Uzuni duket se është lojtari në më në formë i kombëtares shqiptare.

Sulmuesi “kuqezi” është duke kaluar një periudhë perfekte me Granadën në La Liga 2.

Emisioni “Analizë Kuqezi” në SuperSport, publikoi shifrat pozitive të Uzunit në ndeshjen ndaj Gijon shqiptari realizoi dy gola si dhe dha edhe një asist.

Në këtë sfidë sulmuesi dha 91% të pasimeve të sakta. Uzuni po ashtu dha 100% të krosimeve të sakta.

Top Channel