Reali mund Barcelonën! Skuadra e Ancelotit merr kreun në La Liga

16/10/2022 20:15

Reali i Madridit bën të tijin El Clasicon me Barcelonën. Në Santiago Bernabeu skuadra e Carlo Ancelottit iu imponua asaj të Xavi Hernandez duke fituar me rezultatin 3-1 për të nisur shkëputjen në krye të klasifikimit në la Liga teksa e çon ne 3 pikë diferencën me katalanasit.

 

Barcelona e qarkulloi më shumë topin, por reali i Madridit ishte shumë më efikas në sulmet e tij. Në pjesën e parë, ishte Barcelona që pati e para shanset e saj në portën e lunin, por në minutën e 12, pas një kundërsulmi vrasës, Los Blancos morën avantazhin në rezultat me Karim Benzema. Barcelona pati mundësinë më të mirë për të barazuar me Lewandoëskin, por polaku shumë pranë vijës fatale nuk mundi dot të dërgojë topin në rrjetë.

në minutën e 35 një tjetër kundërsulm perfekt i Realit të Madridit solli edhe golin e dytë për këtë skuadër me autor Federico Valverde duke cuar në delir tifozerinë madrilene.

Në pjesën e dytë Xavi filloi të bëjë ndërrimet te Barcelona duke hedhur në fushë Kessie, Gavin, Ferran Torres e Ansu Fatin. U duk se këto lëvizje po jepnin frytet e veta me katalanasit që shkurtuan diferencën në 2-1 me Ferran Torres pas një aksioni të bukur të Ansu Fatit. por në minutat shtesë arbitri me ndihmën e sistemit VAR akordoi një 11 metërsh për Realin e madridit që u shndërrua në gol nga Rodrygo  që vulosi fitoren 3-1 të Realit të Madridit

 

 

 

Top Channel