Një 33-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi u kap duke transportuar dru, të prera në mënyrë të jashtëligjshme.

Shtetasi me iniciale T. B., banues në Çepunë është ndaluar në afërsi të fshatit Zenelaj. Në mjetin që drejtonte ndodheshin 4 m³ dru të prera pa lejen përkatëse.

Gjatë kontrollit të efektivëve në shtëpinë e të riut, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Kanabisi, lënda drusore dhe automjeti janë sekuestruar si prova materiale që do t’i shërbejnë hetimeve ndaj këtij shtetasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA