Rruga e pashtruar/ Banorët e një fshati në Kuçovë vuajnë për 5 km
15/10/2022 12:21
Banorët e fshatit Goraj në Kuçovë nuk dërgojnë dot të sëmurët në spital, fëmijët në shkollë dhe prodhimet bujqësore në treg.
Jetën të pamundur u bën një rrugë vetëm 5 kilometra me gropa të mëdha, të amortizuara me kalimin e kohës.
Ky aks rrugor lidh fshatin me Kuçovën dhe është i vetmi segment nga i cili mund të lëvizet drejt qytetit.
Fshati Goraj ka rreth 2 mije banore dhe çdo fushatë elektorale u ngjallen shpresat se diçka do ndryshojë.
Por në fund u mbeten vetëm mediat për të kërkuar ndihmë, që dikush të vërë dorë në rrugën e shkurtër por që për ata është jetike.
Top Channel