21 celularë të kontrabanduara në dyqanin e tij, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë
15/10/2022 09:18
Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se ka kontrabanduar aparate celulare për t’i shitur në dyqanin e tij.
Në kuadër të operacionit “Phones 3”, ra në prangat e policisë B. H., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të tij, në Rrugën e Durrësit, policia sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, 21 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel