Janine Small, drejtuese e tregjeve ndërkombëtare e kompanisë Pfizer dëshmoi dje në një seancë dëgjimore me Bashkimin Evropian në Bruksel për pandeminë Covid 19, në përgjigje të pyetjes së euro-parlamentarit holandez Robert Roos, nëse vaksina e kompanisë së saj ishte testuar në lidhje me ndalimin në transmetimin e virusit SARS-COV2.
Sipas konferencës së publikuar në faqen zyrtare EU Media Center zonja Small u përgjigj se kjo nuk kishte arritur të bëhej, dhe tashmë shumë zyrtarë po përpiqen të përcaktojnë sesi komentet e saj do të ndikojnë në besimin e publikut te informacioni shkencor në përgjithësi, dhe në shëndetin publik.
Në seancë drejtoresha Small pranoi se vaksina nuk ishte testuar për aftësinë e ndalimit të transmetimit të virusit, në ndryshim nga ajo që reklamohej për të.
“Në lidhje me pyetjen nëse e dinim nëse mund të ndalonim imunizimin para se të hynim në treg …Jo, nuk e dinim. Ne duhet të lëvizim me shpejtësinë e shkencës për të kuptuar atë që ndodh në treg”, tha përfaqësuesja e kompanisë së vaksinave, duke u justifikuar se nuk kishte kohe prej konkurences.
🚨 BREAKING:
In COVID hearing, #Pfizer director admits: #vaccine was never tested on preventing transmission.
“Get vaccinated for others” was always a lie.
The only purpose of the #COVID passport: forcing people to get vaccinated.
The world needs to know. Share this video! ⤵️ pic.twitter.com/su1WqgB4dO
— Rob Roos MEP 🇳🇱 (@Rob_Roos) October 11, 2022
Pas seancës eurodeputeti Roos nisi të komentonte në rrjetet sociale duke hedhur dyshime mbi bazën e logjikës së kërkesës së vaksinimit nga qeveritë e BE, duke thënë se “arsyetimi kryesor për vaksinimin e popullates ishte i bazuar në një trillim”.
“Ne kryeministri na tha se nëse nuk vaksinoheni jeni antisocialë. Ju e bëni këtë për të gjithë shoqërionë, kështu na thanë. Sot kjo rezulton një budallallëk”, tha Roos në videon e tij të postuar në rrjetin Twitter.
“Në seancën e COVID në Parlamentin Evropian, një nga drejtorët e Pfizer pranoi se në kohën e lëshimit të vaksinës, ajo nuk ishte testuar për aftësinë e ndalimit të transmetimit të virusit,” thotë më tej Roos në videon e tij.
Top Channel