Duket se autoritetet iraniane po ecin në një fushë të minuar. Me çdo hap që hedhin ata shkaktojnë më shumë tërbim.
Përveç goditjes së dhunshme të protestuesve, goditjes së kokës në trotuare dhe zvarritjes së tyre në tokë, pamjet e shpërndara së fundmi kanë shkaktuar bujë.
Forcat e sigurisë që po përpiqen me forcë të arrestojnë protestuesit femra, të cilat duket se po i sulmojnë seksualisht.
Edhe mbështetësit e fortë të qeverisë janë të tronditur. Ata thonë se rregullat islame kishin për qëllim mbrojtjen e shenjtërisë së grave. Por forcat e Republikës Islamike tani po i ngacmojnë seksualisht.
Vdekja e Mahsa Aminit në paraburgimin e policisë së moralit kishte shkaktuar tashmë zemërim te disa prej mbështetësve të qeverisë. Ata thanë se askush nuk duhet të vritet për shkak të shfaqjes së flokëve. Videot e fundit mund të shkaktojnë edhe më shumë çarje në thelbin e saj.
Policia në kryeqytetin Teheran ka reaguar tani ndaj një prej videove, duke thënë se po hetonte incidentin.
Top Channel