Arrest me burg ka vendosur Gjykata e Kurbinit për Kristian Cenajn, autorin e dyshuar të vrasjes së Mariglen Gjonajt në vitin 2015.
Mësohet se Cenaj, pranë trupit gjykues ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij duke thënë se nuk e ka kryer ai krimin.
Dyshohet se në 18 maj 2015, Cenaj ka vrarë të miturin 16-vjeçar Mariglen Gjonaj, për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markës Rolex dhe varëse floriri, që i mituri i ka patur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur.
Eshtrat e të ndjerit u gjetën në prill të këtij viti, gjashtë vite pasi familjarët denoncuan zhdukjen e tij.
Lexo edhe: Eshtrat e gjetura në Kurbin dyshohet se i përkasin adoleshentit të zhdukur 6 vite më parë
Top Channel