Bayern identifikon pasuesin e Lewandowskit, gati investimi 100-milionësh

13/10/2022 18:24

Ndonëse ka siguruar kalimin në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve kur kanë mbetur edhe dy ndeshje në grup, Bayerni i Mynihut vijon të ndjejë mungesën e një bomberi si Lewandowski, që verën e kaluar u transferua te Barcelona.

Këtë sezon bavarezët investuan te Sadio Mane, që gjithsesi nuk është një qendërsulmues i mirëfilltë, teksa tashmë drejtuesit e klubit kanë identifikuar Harry Kane si sulmuesin e duhur për të udhëhequr repartin.

Qendërsulmuesi anglez ka kontratë deri në verën e 2024-ës me Tottenhamin dhe deri tani nuk ka pranuar të rinovojë, ndaj klubi londinez është gati të dëgjojë ofertat në drejtim të tij, për të mos rrezikuar ta humbë me parametra zero.

Sipas mediave britanike, Bayerni pritet të ofrojë 100 milionë euro për të marrë futbollistin anglez, i cili nga ana tjetër duket i joshur [për një eksperiencë me gjigantët gjermanë, ku do të ketë mundësinë të fitojë tituj e të luajë për objektiva madhorë./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA