Kaos dhe festë në Mexico City, tifozët rrethojnë hotelin e anglezëve me “serenata”!

05/07/2026 00:07

Mexico City është “nën pushtetin” e tifozëve dhe kaosit në prag të supersfidës së të tetave të finales së Botërorit 2026 mes Meksikës dhe Anglisë, e cila do të luhet nesër në stadiumin “Azteca”.

Qindra tifozë vendas kanë rrethuar hotelin ku po qëndron kombëtarja angleze në zonën e Santa Fe, duke nisur një “serenatë” masive. Qëllimi i kësaj tradite latine? Të mbështesin ekipin e tyre dhe t’u prishin qetësinë yjeve anglezë para betejës.

Ndërkohë, autoritetet vendase kanë ngritur alarmin për kaos në trafik. Të paktën 30 ngjarje masive pritet të paralizojnë kryeqytetin. Rrugët do të ndahen mes festës në ekranet gjigante dhe marshimeve të ndryshme sociale, ku spikat një protestë e “Asamblesë Anti-Botëror” pikërisht pranë dyerve të stadiumit.

Top Channel