Meksikë-Angli, një sfidë Botërori që kthehet pas 60 vitesh

04/07/2026 23:28

Ky Botëror po rezervon ndeshje që do të jenë në histrori. Të mërkurën e kaluar, Anglia eliminoi me përmbysje Republikën Demokratike të Kongos për të kaluar në 1/8 e finaleve ku do të përballet me Meksikën.

Kjo e fundit u kualifikua si e para e grupit në 1/16 të finaleve dhe më pas eliminoi Ekuadorin, për të prekur 1/8 e finaleve që kësaj skuadre i mungonte që nga Rusi 2018.

Vetëm një precedent Meksikë-Angli në botërorë

Edhe pse janë dy kombëtare historike, Meksika dhe Anglia janë përballur mes tyre në kampionatet botërore vetëm në 1 rast dhe kjo ka qenë në edicionin që organizoi dhe fitoi Anglia në 1966. Në atë vit morën pjesë 16 skuadra. Sfida e 60 viteve më parë mes Anglisë dhe Meksikës u zhvillua në ëembley, impiant që priti edhe finalen mes Anglisë dhe Gjermanisë. Në atë ndeshje, meksikanët nuk mundën dot të bënin gjë pasi Sir Bobby Charlton dhe Roger Hunt shënuan për anglezët në fitoren e tyre 2-0

16 vjet nga përballja më e fundit e tyre.

Herën e fundit që Meksika dhe Anglia u sfiduan mes tyre ka qenë në 2010 në një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve të botërorin e atij viti. Tre Luanët fituan atë sfidë falë golave të Ledley King, Peter Crouch dhe Glen Johnson. Ndeshja u zhvillua në ëembley para më shumë se 88 mijë personave. Ishte ndeshja që ngjalli shumë shpresa te anglezët përpara botërorit të Afrikës së Jugut ku u eliminuan në 1/8 e finaleve nga Gjermania e Joachim Loeë. Por edhe Meksika nuk pati shumë fat në atë edicion. Pasi u kualifikua si skuadra e vendit të dytë, në 1/8 e finaleve Meksika u përball me Argjentinën e Lionel Messit dhe Diego Armando Maradonës në pankinë me skuadrën Albiceleste që u kualifikua falë një dygolëshi të Carlos Tevez dhe atij të Gonzalo Higuain.

Top Channel