‘Vozitja Vikinge’ e Botërorit, daullja e famshme u shit për vlerë rekord në ankand
Një nga momentet më të bukura të këtij Botërori ndodhi jashtë stadiumit në Miami, pikërisht para sfidës mes Argjentinës dhe Kepit të Gjelbër.
Gazetari brazilian i “TV Globo”, Nilson Klava, po pyeste tifozët për parashikimet e ndeshjes, pa e ditur se po intervistonte José Pedro Dias—babanë e portierit hero të turneut, Vozinha. Pasi tifozi parashikoi me bindje se Kepi i Gjelbër do të kualifikohej me penallti, gazetari e pyeti nëse besonte vërtet se Vozinha mund të bënte mrekullinë. Përgjigja e tij ishte epike: “Unë besoj që do ta bëjë. Edhe ai vetë është i bindur. Unë jam babai i tij!”
I shtangur, gazetari e pyeti i buzëqeshur: “Po tallesh?!”. Dias iu përgjigj me një qetësi absolute: “Nuk bëj shaka. Kur them diçka, e them me bindje. I gjithë Kepi i Gjelbër është krenar për të, por unë jam njeriu më krenar në botë.”
Heroi 40-vjeçar i Botërorit Vozinha është padyshim sensacioni i Kupës së Botës 2026. Portieri veteran i udhëhoqi debutuesit në fazën eliminatore dhe bëri një paraqitje heroike edhe në humbjen 3-2 (pas shtesës) kundër kampionëve të Argjentinës. Sot, 40-vjeçari ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve dhe numëron një shifër të çmendur prej mbi 19 milionë ndjekësish në rrjetet sociale.
Top Channel