Armaldo Kllogjeri, një prej zërave kryesorë të Teatrit të Operas dhe Baletit mendon që skena është e shenjtë. Por nga ana tjetër mënyra se si ai futet në lëkurën e rolit duhet t’i përkojë shenjtërisë së saj.

Së fundmi ai interpretoi Turiddun në operan Cavalleria Rusticana, një personazh aspak të thjeshtë dhe që kërkon një përgatitje vokale, të cilin tenori e përqafoi me sukses.

Përreth 30 minuta përveç vokalit ai zhvilloi dhe një performancë skenike të arrirë. Duket se personazhet tragjike janë të prera për të. Artisti rrëfen se qëllimi i tij ishte të tejkalonte veten. Dhe duartrokitjet e publikut e treguan këtë.

Sa i përket kalendarit të këtij sezoni artistik Kllogjeri e sheh përzgjedhjen e shfaqevë si të duhurën.

I shpallur si këngëtari më i mirë lirik për vitin 2007 Kllogjeri mbart në karrierën e tij shumë personazhe dhe role, të cilat i ka interpretuar edhe në skenat e huaja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA