Raporti i Dick Marty/ Rama në KiE: Si rrjedhojë e vendimit të këtij këshilli, bota e drejtësisë u kthye përmbys e viktimat u kthyen në kriminelë

12/10/2022 16:26

Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë fjalës së tij në në Këshillin e Evropës ditën e sotme, kërkoi sërish rishikim të Rezolutës për raportin e Dick Marty mbi Kosovën.

Raporti përqendrohet mbi baza të pavërteta sipas Ramës, ku përshkroi se në raport tregohet se heqja e organeve kryhej në një shtëpi të vogël në një fshat në veri të Shqipërisë, e cila ishte e izoluar nga energjia elektrike, uji e infrastruktura.

Pra, sipas këtyre të dhënave është e pamundur që një gjë e tillë të kryhej në këto kushte.

Rama: Raporti përqendrohet tek një vend specifik mjekësor, një shtëpi e verdhë në Shqipërinë e Veriut ku ishin përqendruar hetimet sipas informacioneve, në fakt nuk është klinikë por është një ndërtesë e një familjeje të varfër shqiptare. Çdokush mund të shkojë që ta vizitojë. Ndodhet në një zonë shumë të varfër të Shqipërisë, që ishte i izoluar nga çdo gjë e nuk ishte vendi i duhur ku mund të bëhej heqja e organeve. Imagjinoni të hiqen organe në një fshat pa energji elektrike, pa ujë e pa infrastrukturë. Qyetatët jane pyetur dhe jo vetëm që nuk kishin parë por as nuk kishin dëgjuar gjëra të tilla. Të gjitah fantazitë morën një përgjigje, shkruhet dhe mund ta kontrolloni se u referohen kërcënimeve, pra fshatarët ishin kërcënuar nga UÇK-ja. Për fat të keq ky nuk është i vetmi vend që shkruhet në raport. Kjo nuk është për të qeshur, që të rinj që sakrifikuan jetën e tyre, që vetë raporti pranon se në momente thelbësore, hetuesit nuk kishin burim të drejtëpërdrejtë me burimet e tyre. Nuk është për të qeshur që në shënimet në fund të faqeve që do të kishin bërë për të qeshur edhe Franc Kafkën e Dostojevskin, ku thuhet se disa prej akuzave nuk mund të mbështeteshin por ende qëndrojnë aty. Ku thuhet se hetuesit punonin me burime të mangëta financiare. Berndard Kushne i cili është edhe mjek, theksonte në mënyrë të përsëritur, ju lutem mjaft me këtë, këto pretendime janë mjaft të dyshimta por megjithatë shtëpia e verdhë fantazmë e gjeti rrugën deri këtu jo vetëm për të mbërthyer imagjinatën. Në mungesë të të dhënave, u krijuan dhomat e specializuara të Kosovës, që çuan në arrestimin e katër individëve. Për një moment vini në lëvizje imagjinatën, ku presidentii  një vendi merret nga zyra e tij e burgoset.

Rama akuzoi këtë raport si të pavërtetë pasi të gjithë viktimat në këtë histori janë kthyer në kriminelë dhe se vendimi i miratuar në këshilli, ka kthyer botën e drejtësisë përmbys.

Rama: Thaçi dha dorëheqjen në mënyrë të ndershme e është ende atje në Hagë, krijuar nga një lajm i rremë, që u përhap si mortajë dhe ndikoi politikën e institucionet ndërkombëtare, nuk jam këtu të vë në diskutim procesin gjyqësor, jam këtu për të vënë në diskutim burimin e infektuar që krijoi gjithë këtë valë. Nuk ka asnjë fjalë të vetme që përmend çështjen e trafikimit të organeve njerëzore, kjo është arsyeja se përse jam këtu sot. Është një fantazi e pastër, e mirëfabrikuar në Kremlin dhe në mënyrë shumë inteligjente e trafikuar në kanalet e politikës ndërkombëtare. Kjo dëmton bashkësinë ndërkombëtare. Kur bota kthehet përmbys e viktima bëhet kriminel, gjithçka është e mundur. Viktima e gjithë këtij shtrembërimi është vetë bashkësia ndërkombëtare. Veprimet tuaja një dekade më parë kanë shkaktuar një prej mirëbesimeve më monumentale. Jam këtu t’ju them se si rrjedhojë e vendimit të këtij këshilli, bota e drejtësisë u kthye përmbys e viktimat u kthyen në kriminelë. Një i ri luftëtar u shndërrua në një kreu të një bande mafioze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA