Babë e bir janë vënë në pranga, pasi kultivonin dhe shisnin lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Mark Ndoja 69 vjeç dhe Kole Ndoja 31 vjeç, në lagjen “Kinema” të Vaut të Dejës u gjetën 22 kilogramë kanabis sativa në proces tharjeje.

Në operacionin policor të koduar “Vigu”u shpall në kërkim edhe bashkëpunëtori i tyre, 29-vjeçari me iniciale P. L., banues në Vau i Dejës.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA