Sot po hidhet shorti i fazës eliminatore e Euro 2024.

Goglat e hedhura në Frankfurt të Gjermanisë do të përcaktojnë kundërshtarët e kuqezinjve të Edi Rejas, të cilët janë pjesë e vazos së tretë, së bashku me Ukrainën, Suedinë, Islandën, Norvegjinë, Rumaninë, Malin e Zi, Irlandën, Norvegjinë dhe Armeninë.

Shtatë grupe do të jenë me nga pesë ekipe, ndërkohë që tre grupet e tjera do të jenë me nga gjashtë skuadra, në një total prej 53 skuadrash. Kombëtarja do të fitojë 1 milion euro për çdo fitore në grup dhe gjysmën e kësaj shume për barazim.

Për arsye politike, nuk mund të bien në të njëjtin grup: Armenia me Azerbajxhanin, Bjellorusia me Ukrainën, Gjibraltari me Spanjën, Kosova me Bosnjë Hercegovinën dhe Kosova me Serbinë.

Euro 2024 do të zhvillohet në tokën gjermane. Kompeticioni fillon në 14 qershor të vitit 2024 dhe do të përfundojë në finalen e madhe të 14 korrikut në “Olympiastadion” të Berlinit.

Grupi A: Spanjë, Skoci, Norvegji, Gjeorgji,

Grupi B: Holandë, Francë, Irlandë, Greqi,

Grupi C: Itali, Angli, Ukrainë, Maqedonia e Veriut,

Grupi D: Kroaci, Uells, Armeni, Turqi,

Grupi E: Poloni, Çeki, Shqipëri, Ishujt Faroe, 

GRUPI F: Belgjikë, Austri, Suedi,

Grupi G: Hungari, Serbi, Mali i Zi,

Grupi H: Danimarkë, Finlandë, Slloveni,

Grupi I: Zvicra, Izraeli, Rumani,

Grupi J: Portugali, Bosnje, Islandë./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA