Pamje/ Raketat goditën Zaporizhzhia, pritet rëndimi i bilancit të viktimave, ende shumë persona nën rrënoja

09/10/2022 17:38

Të paktën 17 persona janë vrarë nga sulmet me raketa ruse në qytetin juglindor të Zaporizhzhia, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

Shpërthimet rezultuan fatale edhe për ndërtesat, të cilat janë shkatërruar plotësisht në epiqendrat e sulmit.

Qyteti është nën kontrollin e Ukrainës, por është pjesë e një rajoni që Rusia deklaron se e ka aneksuar muajin e kaluar.

Zaporizhzhia është goditur në mënyrë të përsëritur javët e fundit, pasi Rusia u kundërpërgjigj zonave urbane pas disfatave në jug dhe veri-lindje të Ukrainës.

Pjesë të rajonit të Zaporizhzhia, përfshirë termocentralin e tij bërthamor, kanë qenë nën kontrollin rus që nga fillimi i sulmit më 24 shkurt.

Sipas BBC më shumë se 60 civilë mendohet se janë vrarë në Zaporizhzhia dhe zonat përreth për nëntë ditët e fundit.

Guvernatori rajonal ukrainas në këtë zonë, Oleksandr Starukh tha se 12 raketa ruse kishin shkatërruar pjesërisht një ndërtesë nëntëkatëshe dhe kishin rrafshuar pesë ndërtesa të tjera banimi.

“Mund të ketë më shumë njerëz nën rrënoja. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar në vendngjarje. Tetë persona tashmë janë shpëtuar”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA