Rusia emëron komandant të përgjithshëm për luftën në Ukrainë

08/10/2022 18:40

Ministria ruse e Mbrojtjes ka emëruar gjeneralin, Sergei Surovikin, si komandant të forcave të Kremlinit që janë duke luftuar në Ukrainë.

Ky është zyrtari i parë që emërohet si komandat për të gjitha forcat ruse që janë në territorin ukrainas, prej muajit shkurt.

Ky njoftim ka ardhur disa orë pasi një shpërthim, dhe një zjarr i madh, kanë pezulluar trafikun dhe kanë dëmtuar një urë kyçe që lidh Rusinë me Gadishullin ukrainas të Krimesë në orët e para të 8 tetorit.

Origjina e shpërthimit nuk është identifikuar ende. Gadishulli i Krimesë është aneksuar nga Moska më 2014.

“Me vendim të ministrit të Mbrojtjes, gjenerali i ushtrisë, Sergei Surovikin, është emëruar komandat i grupit të përbashkët të trupave në zonat e operacionit special ushtarak”, është thënë në deklaratë, duke u përdorur referenca e Kremlinit për luftën në Ukrainë.

Prej vitit 2017, Surovikin ka udhëhequr forcat ajrore të Rusisë. Në qershor të këtij viti, Surovikin është angazhuar me trupat ruse në jug të Ukrainës. Ai më parë ka shërbyer në Taxhikistan, Çeçeni dhe Siri.

Teksa Ukraina vazhdon të çlirojë vendbanime prej forcave ushtarake ruse, në lindje të shtetit, Moska është raportuar se ka zëvendësuar edhe komandantë tjerë të lartë të forcave të armatosura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA