Kanë vetëm pak kohë që janë bashkë, por mes Pique dhe të dashurës së tij të re, Clara Chia Marti kanë nisur debatet.

Dyshja janë parë në udhëtime të ndryshme romantike ku janë ndjekur nga paparacët dhe kjo ka shkaktuar një debat të fortë mes të dyve. Clara së fundmi ka akuzuar yllin e Barcelonës se nuk e ka mbrojtur nga paparacët siç bënte me Shakirën.

Ndërkaq, nga llogaria e një fansi të Shakira-s kanë dalë foto, ku shihet zyra ku punon Clara Chia, në kompaninë Kosmos të Pique. Në zyrë mund të shihet qartë se ka ende foto dhe postera të artistes kolumbiane. Por, pse Pique pse nuk i ka hequr ende?!

Pas deklaratave të fundit të Shakira-s, futbollisti Pique duket së është tërbuar. Ai do të kërkojë kujdestarinë e fëmijëve dhe nëse nuk ka asnjë mënyrë për të arritur një marrëveshje miqësore. Rikujtojmë, se në një intervistë ekskluzive për revistën ELLE, këngëtarja kolumbiane u shpreh se ka bërë gjithçka për familjen ndërsa Pique jo. Pique konsideron se pretendime të tilla janë hakmarrje dhe beson se Shakira po luan rolin e viktimës. Të afërmit e Pique-s komentuan se:

Të gjithë ata që e njohin e dinë se edhe nëse ai ka dalë për disa netë duke pirë, ai gjithmonë e ka kombinuar këtë me biznesin e tij, por edhe me kujdesin për familjen e tij. I çon fëmijët në shkollë, në aktivitete jashtëshkollore, në udhëtime dhe e kalon gjithë kohën me ta kur nuk punon.

Së fundmi, detaje të reja tronditëse po vazhdojnë të dalin në ‘dritë’ sa i përket dyshes më të përfolur të momentit që është Shakira dhe Gerard Pique. Ka qenë përsëri fotografi Jordi Martin i cili në rrjetin e tij social Instagram, ka pretenduar se Pique e ka tradhtuar Shakira-n me modelen izraelite Bar Rafaeli që në vitin 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA