Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Sorina Koti iu pergjigj interesit te medias, pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
“Ambasadorja theksoi se reformat duhet të jenë akoma më të thella, duhet të jenë më aggressive, dhe personat që duhet të shkojnë në burg, një ditë do të shkojnë në burg.
Ajo që cilësova është se pjesa e qeverisjes mban peshën më të madhe në këtë gjë pasi janë ata që qëverisin, opozita është në terren është me qytetarët por nuk mund të mbajë kurrë përgjegjësinë se pse nuk po funksionon shteti i së drejtës apo institucionet publike.
Kjo ishte që unë raportova te ambasada amerikane, por mbi të gjitha është bashkëpunimi me ndërkombëtarët sepse shqiptarët duna shpresë dhe nëse do ketë dëshirë, dhe politikanët do të jenë të ndershëm do jemi në rrugën e duhur.” -u shpreh deputetja e PD Sorina Koti pas takimit me ambasadoren amerikane, Yuri Kim.
Top Channel