Në këtë puntatë të Për’puthen u transmetua një takim midis Laurës dhe Arbit, gjatë së cilit ata treguan më shumë gjëra për veten.
Gjithçka nisi me dhurimin e një trëndafili blu nga ana e konkurrentit, duke emocionuar Laurën.
Duke qenë se ngjyra e preferuar e saj ishte bluja, kjo gjë i pëlqeu akoma më shumë.
Ata nisën diskutimet mes njëri-tjetrin, duke zbuluar më shumë detaje nga jeta e tyre personale.
Laura: Çfarë di ti për mua?
Arbi: Di që ke pasur dy lidhje shumë të gjata, nga pesë vjet secila dhe se të pëlqejnë shumë tatuazhet
Laura: Po
Arbi: Si ka lindur kjo dashuri për tatuazhet?
Laura: Si fillim jam marrë me piktura, të cilat i shisja. Me pas kam bërë tauazhin e parë dhe kështu ka nisur. Po ti me çfarë je marrë?
Arbi: Unë jam marrë me skica, kam skicuar disa kokore për motorrista
Laura: Po ti je lënduar nga lidhjet?
Arbi: Po jam lënduar edhe unë. Kam pasur dy lidhje shumë të gjata, një 9 vite me vajzë italiane dhe tjetra 6 vite me vajzë austriake
Takimi i tyre nisi shumë bukur, teksa në çdo detaj që zbulonin afroheshin më shumë me njëri-tjetrin.
Një ndër gjërat e përbashkëta që ata kanë është qyteti ku kanë jetuar, Italia. Detaji tjetër që i pëlqeu akoma më shumë Laurës ishte fakti që Arbit nuk i pëlqente futbolli.
Top Channel