Kate apo Meghan? Ja se cila nga gratë e pallatit mbretëror ka unazën më të shtrenjtë të fejesës

06/10/2022 12:06

Gurët që zbukurojnë unazat e zonjave me gjak blu kanë vlerë të madhe.

Këtë e zbulon shtëpia e bizhuterive Est 1987 e cila tregon se cilat mbretërore kishin unazat më të shtrenjta të fejesës.

Dukesha Kamila mori një unazë të mrekullueshme nga Mbreti Karl III me një diamant pesë karatësh të prerë posaçërisht dhe tre diamante baguette në secilën anë. Unaza i përkiste gjyshes së Mbretit Karl, nënës mbretëreshë dhe vlen mbi 100,000 paundë.

Princesha Diana padyshim mbante njërën prej unazave më të famshme të të gjitha kohërave. Ajo kishte marrë një unazë verbuese me gur safiri nga Karl. Xhevahiri 12 karatësh me prerje ovale vlerësohet të jetë me vlerë 390,000£. E njëjta unazë, ajo e Princeshës Diana, u kalua përmes Princit William tek Kate Middleton.

Unaza prej 390,000 paund, sot ka një vlerë akoma edhe më të madhe pasi konsiderohet historike duke qenë se lidhet me princeshën e ndjerë Diana. Ndërkaq, unaza e fejesës së Meghan Markle dhe Princit Harry është e veçantë. Ajo përmban një diamant të madh qendror që Harry e bleu nga Botsvana, ndërsa anët janë të veshura me gurë nga koleksioni personal i Princeshës Diana, por sërish vlen më pak se e Kate, duke u llogaritur në 130,000 paundë.

Rikujtojmë se pas vdekjes së mbretëreshës Elizabetë II më 8 shtator 2022, u zbulua se arkivoli i sovranes ishte bërë më shumë se 30 vjet më parë nga dru lisi dhe plumb anglez. Së fundmi një eksperte mbretërore ka parashikuar se me çfarë xhevahiresh do të varroset monarkja.

Sipas Lisa Levinson, e vetmja bizhuteri me të cilën do të prehet Mbretëresha Elizabetë II do të jetë unaza e martesës prej floriri që ajo mori në dasmën e saj me Princin Philip në 1947 dhe një palë vathë me perla.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA