Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i cili po përhapet çdo ditë e më shumë, kjo situatë u diskutua edhe në studion e “Ftesë në 5”.
Përgjegjësi i departamentit të sëmundjeve kronike në ISHP, Alban Ylli tregoi se gjatë gjithë jetës ekziston risku për tu prekur nga kjo sëmundje.
Së fundmi statistikat treguan se 1 në 8 gra humbin jetën nga kanceri i gjirit, ndërsa Ylli tha se risku është i lartë.
“Gjatë gjithë jetës sonë do të kishim rrisk. Rrisku për të vdekur është 100 përqind, gjatë gjithë jetës sonë ne do të kemi një rrisk të tillë”, u shpreh mjeku.
Ai tregoi se nëse bëhen kontrolle më të shpeshta dhe sëmundja kapet në fazat e para, atëhere mjekimet do të kenë më shumë shance për të funksionuar.
Mjeku tregoi gjithashtu se rastet me kancer janë trefishuar, ndërsa numri i vdekjeve mbetet i lartë.
“Ne kemi pasur para 20 vitesh 300 raste në vit. Sot shifrat po trefishohen, ndërsa vdekjet po dyfishohen”, u shpreh Alban Ylli.
Top Channel