Qeveria shqiptare po diskuton të gjithë marrëdhënien dhe fushën e lirisë së veprimit që kanë grupi I muxhahedinëve në Shqipëri.
Deklarata vjen nga zv/kryeministrja Belinda Balluku në përfundim të mbledhjes së këshillit të ministrave.
Balluku tha se pas sulmit kibernetik të Iranit, qeveria ka një vëmendje të shtuar në grupin e MEK që është strehuar në Manëz.
“Ne kemi vëmendje, Ministria e brendshme që ka qenë pjesa e qeverisë me vëmendje atje. MEK ka një marrëveshje me qeverinë për sa i përket aktiviteteve të lejuara dhe të palejuara.
Kemi një vëmendje të shtuar,jemi duke diskutuar në tryeza konstruktive të gjithë marrëdhënien dhe fushën e lirisë së veprimit që kanë. Nuk duhet harruar se MEK ka ardhur në Shqipëri si një grup për mbrojtje humanitare, nuk kanë ardhur si grup politik. E kemi një vëmendje atje.” u shpreh Balluku.
Top Channel