Semi Japuaj tashmë është e lumtur që mikja e saj, Bora Zemani është ribashkuar me Donald Veshajn.
Në “Më lër të flas”, aktori i humorit tregoi se pasi la shtëpinë e “Big Brother VIP”, kontaktoi Semin dhe i kërkoi ndihmë për t’u rikthyer me moderatoren.
“Takova 4-5 herë Semin. Shumë e lodhshme, o Zot i madh sa më ka lodhur. Shumë punë, derisa tha shkruaji vet se më plase”, rrëfeu Donaldi.
Ndërkohë, e pyetur në “Goca dhe Gra”, Semi tha se tashmë çdo gjë i përket çiftit dhe ajo nuk do të komentojë më situatën e tyre.
“Nuk dua ta flas më këtë gjë. Thash që është gjë shumë personale dhe çfarë u takon atyre, u takon atyre për të folur dhe jo mua më”, tha këngëtarja.
Bora dhe Donladi konfirmuar se janë sërish në një romancë, pas disa muajsh që qëndruan larg njëri-tjetrit.
Top Channel