Laguna e Nartës po kthehet në një vend ku shpendët po gjejnë sigurinë në habitatin e tyre.
Mbi 200 Pelikan Kaçurrel janë afruar kohet e fundit në ketë Lagunë , ndërkohë që mbi 4000 Flamingo vijojnë ta kenë Lagunën shtëpinë e tyre.
Çifti Biba që kanë shtëpinë buzë Lagunës, shijojnë mëngjesin e tyre nën shoqërinë e Flamingove.
“Janë kthyer banorë tashmë për ne dhe shijojmë shoqërinë e njëri tjetrit çdo mëngjes”.
“U bë kohë që nuk dal për peshkim për shkak të zbaticës që është në lagunë, por mëngjeset vazhdoj ti shijoj duke pirë kafenë në shoqërinë e Flamingove”.
Shtëpia e Pandeliut është e vetmja që mundëson shikimin nga afër të flamingove ndaj në derën e tij trokasin shumë turistë të huaj.
Ai tregon se për afrimin e shpendëve dhe shtimin e tyre ka ndikuar moratoriumi i gjuetisë, si dhe ushqimin që ata gjejnë në ketë Lagunë.
Fshati Zvërnec me një numër të paktë banorësh si rrjedhojë e emigrimit , tashmë ka për banorë të rinj shpendët që shtegtojnë aty.
Top Channel