Një tjetër rus përfundoi në paraburgim me vendim të gjykatës së Tiranës. Denis Borisov nuk akuzohet për çështje spiunazhi, por për trafikim kokaine.

Si i një kërkuar nga gjermania ku dhe ishte rezident, 28-vjeçari Borisov kishte zgjedhur zonën e Durrësit për të humbur gjurmët.

“Ai erdhi për biznes në Shqipëri për të bërë tatu dhe nuk kishte gjetur ende punë”, thotë avokatja Gëzime Buci.

Gjykata gjermane e konsideron 28-vjeçarin si kontaktin kryesor të një grupi trafikantësh të drejtuar nga Berkman dhe që brenda pak kohësh, shiti e shpërndau gati 66 kilogramë kokainë.

“Ai ofroi garanci pasurore por kërkesa nuk iu pranua”, thotë avokatja.

I dyshuari do të qëndrojë në qeli derisa gjermanët të sjellin kërkesën për esktradim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA