Njerëzit po kuptojnë pse kapakët e stilolapsave kanë vrimë në majë (fotot)

01/10/2022 19:19

Një nga misteret më të mëdha të disa dekadave duket se po merr më në fund zgjidhje dhe është fakti se përse disa nga stilolapsat më të preferuar në dekada i kanë kapakët e tyre me vrime “ajrosjeje” në majë.

Çështja ka vënë në dilemë njerëzit prej kohësh edhe pse në fakt shpjegimi i saj është shumë i thjeshtë.

Disa njerëz besojnë se ka të bëjë me rrjedhjen e bojës së stilolapsit, por arsyeja është pak më e rëndësishme.

Sipas komapnisë Bic, vrima është në fakt një aspekt sigurie shëndetësore.

Ata shpjegojnë në faqen e tyre të internetit: “Arsyeja që stilolapsat BIC® kanë një vrimë në majë të kapakut është që të mos bllokojë frymëmarrjen nëse dikush e gëlltit padashje.”

“Kjo duket se përputhet me standardet ndërkombëtare të sigurisë përveç rasteve kur kapaku konsiderohet shumë i madh për të qenë një rrezik mbytjeje”, thuhej në një shpjegim në faqen e internetit të perdoruesit Zack, i cili shtonte: “Duket se është vetëm një hapësirë ajrimi nëse kapaku ngec në fytin e dikujt”.

Shumë përdorues e vlerësonin shpjegimin ndërsa të tjerë konsideronin të pavend.

Një prej tyre shkruante disi me dyshim: “Nuk e kisha ditur, falemnderit.”

Një tjetër u përgjigj: “Kjo është e vjetër, ne e dimë të gjithë këtë tani”.

FOTO GALERI
1/2
Sipas komapnisë Bic, vrima është në fakt një aspekt sigurie shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA