Brad Pitt dhe Emily Ratajkowski tashmë po kalojnë shumë kohë së bashku, burimi i afërt i çiftit trazon rrjetin

29/09/2022 18:51

Aktori Brad Pitt dhe modelja Emily Ratajkoëski po kalojnë shumë kohë së bashku.

Aktori 58-vjeçar fitues i çmimit “Oscar” dhe modelja 31-vjeçare duket se nuk po ndahen nga njëri-tjetri.

“Ata po kalojnë shumë kohë së bashku”, tha një burim i afërt me çiftin, shkruan DailyMail.

Të dy u raportua për herë të parë se kishin nisur një lidhje romantike në fund të gushtit. Por i njëjti burimi tha gjithashtu se askush nuk e di nëse kjo marrëdhënie do të zgjaste.

“Miqtë nuk janë të sigurt nëse është serioze. Ata nuk duket se janë zyrtarisht si çift”, tha më tej ky burim.

31-vjeçarja, Emily është vetëm 10 vjet më e madhe se fëmija i tij i parë, Maddox Jolie-Pitt, të cilin ai e ka me ish-bashkëshorten Angelina Jolie.

“Njerëzit kanë spekuluar për këtë për një kohë. Brad nuk po takohet me askënd. Pitt dhe Ratajkowski janë parë disa herë së bashku”, ka thënë një tjetër burim.

Ndërkohë, Pitt është i divorcuar nga Jolie, por ai ende po debaton me të për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Dy nga fëmijët janë të rritur, Maddox është 21 vjeç dhe Pax është 18.

Por ka katër fëmijë të tjerë të mitur: Zahara, 17, Shiloh, 16 dhe binjakët Vivienne dhe Knox, 14 vjeç.

Një nga të vetmet vajza me të cilat duket se ka dalë Pitt që nga ndarja me Jolie është modelja Nicole Poturalski.

Ndërkohë, Emily së fundmi bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard mes pretendimeve se ai e kishte tradhtuar, ndërsa ata kanë bashkë një djalë.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel