Refugjatja ukrainase braktiset nga i dashuri britanik që joshi të linte familjen, edhe pse i binte derës duke premtuar “dashuri” (fotot)

27/09/2022 16:38

Mediat britanike raportonin me trishtim se refugjatja ukrainase e lidhur me babanë e dy fëmijëve që ndau nga gruaja, është braktisur dhe nga ky i fundit, i cili thërriti policinë kur ajo binte derës së shtëpisë duke thërritur: “Të dua Tony, të dua!”

Policia më pas kishte gjetur 22 vjeçaren Sofiia Karkadym të fshehur mes bimësisë teksa tentonte dëshpërimisht të rifitonte zemrën e 30-vjeçarit Tony Garnett.

Rrjeti Daily Mail shkruante sot se Tony refuzonte t’i hapte derën të dashurës së tij, edhe pse tre muaj më parë ai ishte në faqet e para të gazetave kur la partneren e tij dhe u largua me Sofiia, të cilën më herët e kishin pritur në shtëpi si refugjate nga lufta në Ukrainë.

Policia raportohet se i ka thënë Sofiias të qëndrojë larg nga Tony pas një konflikti mbrëmjen e të shtunës, kur raportohet se ai i bëri të ditur se marrëdhënia e tyre tre-mujore ‘ka marrë fund’.

Ajo kishte dalë nga shtëpia ku banonin por ishte kthyer të hënën, kur fqinjët kishin dëgjuar të bërtiturat e saj ndaj Tony, dhe kishin njoftuar në numrin e emergjencës 999, pasi ajo godiste derën me forcë.

Kur dy makina të policisë erdhën në vendngjarje, e reja kishte kapërcyer një gardh dhe ishte zhdukur mes errësirës.

Policia kishte nisur të kërkonte dhe rrjedhimisht e kishin gjetur duke u fshehur në një zonë me bimësi pranë Bradford, në rajonin verior West Yorkshire.

Madje në disa pamje të publikuara ajo shihej teksa shoqërohej nga oficerët dhe vijojnte të thërriste: ‘Tony, të dua. Eja me mua të lutem’.

Pasi u shoqërua për t’u marrë në pyetje, Sofiia ishte liruar pa asnjë akuzë.

Oficerët thanë se ajo kërkon të kthehet në vendin e lindjes ku është familja e saj.

Tony tha për rrjetin MailOnline: “Viza e saj është duke mbaruar dhe ajo nuk ka asgjë që ta mbajë këtu. Nuk është më me mua dhe nuk ka arsye për të qëndruar”.

“Ajo është nga Kievi, vend që nuk është prekur shumë nga lufta, dhe shpresoj të kthehet te familja e saj”.

Daily Mail shkruante se Tony u nda nga Sofiia prej konsumit të alkoolit prej saj dhe prej faktit se nuk dëshironte që ai të vinte dy bijat e tij para saj.

Ukrainasja kishte ardhur fillimisht të jetonte me të dhe nënën e fëmijeve të tij 28 vjeçaren Lorna Garnett në maj, në Bradford, pasi ishte larguar nga Lviv në Ukrainë prej luftës.

Por dy javë më vonë Tony u largua me Sofiia dhe nisi një marrëdhënie me të, duke u kthyer në ushqim për mediat satirike britanike.

Ish-partnerja e tij Lorna reagoi ndaj lajmit të ndarjes, duke u thënë miqve të saj: “Nuk do ta pranoja të rikthehej në një milionë vjet”

E përditshmja ‘The Sun’ shkruante se ajo tha: “E dija që do të përfundonte kështu me ta, por nuk besoja kaq shpejt. Ai nuk lejohet të takohet me mua prej urdhrit të gjykatës, dhe nuk ka takuar as fëmijët, por nuk ndjej dot shumë simpati”.

Lorna nuk mund të flasë publikisht për ndarjen e saj me Tony prej kufizimeve të gjykatës.

Por një mikeshë e saj tha: ‘Lorna është lënduar shumë prej tij por është shumë e fokusuar te fëmijët. Ajo nuk e do më atë, ai shkatërroi gjithçka”.

FOTO GALERI
3/5
Policia më pas kishte gjetur 22 vjeçaren Sofiia Karkadym të fshehur mes bimësisë teksa tentonte dëshpërimisht të rifitonte zemrën e 30-vjeçarit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA