Foto Ilustruese

Një automjet është djegur gjatë natës së kaluar në lagjen “24 Maji” në qytetin e Vlorës.

Mjeti tip “Ford” në pronësi të L.K., është shkrumbuar nga flakët rreth orës 02:30, por nuk dihet shkaku.

Nga zjarri i rënë fatmirësisht ka vetëm dëme materiale, por ende nuk dihet nëse është zjarrvënie e qëllimshme apo për shkak të ndonjë defekti.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Rastet e djegieve të mjeteve, sidomos natën janë bërë të shumta në vendin tonë. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm u dogj një tjetër mjet në Korçë qëllimisht nga autorët, edhe pse pronari deklaroi se nuk kishte asnjë konflikt. Ngjarja e kaluar është ende pa autor.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA