Janë 11 rastet e reja me Covid 19. Në përditësimin e të dhënave Ministria e Shëndetësisë, tha se në 24 oret e fundit janë shënduar nga virusi 55 persona, ndërsa në spital vijojnë të marrin mjekin, vetëm 6 pacientë. Fatmirësisht në 24 e fundit nuk janë shënuar viktima si pasojë e covid.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit, ndërsa thekson se vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 132 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në këto bashki:

5 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Delvinë, 1 në Pukë.

Janë 550 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,702 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 55
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 132

Testime totale 1,978,754
Raste pozitive 330,841
Raste të shëruara 326,702
Raste Aktive 550
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 263
Elbasan 61
Shkodër 51
Fier 49
Vlorë 35
Durrës 23
Dibër 21
Lezhë 18
Gjirokastër 11
Korçë 10
Berat 8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA