Çifti nisin komunitetin e tyre, ftojnë miqtë të bashkohen duke rritur fëmijët e njëri-tjetrit (fotot)

26/09/2022 17:10

Një çift irlandez kanë blerë një tokë ku ftuan dhe një familje tjetër për t’u vendosur bashkë me ta, për të krijuar një ‘komunitet të vetëmjaftueshëm’, sipas tyre “me një ritëm më të ngadaltë jete”.

30 vjeçarja Charlotte Knee-Zaska, kishte ëndërruar gjithmonë një shtëpi në fshat, dhe për fat bashkëshorti i saj 32-vjeçar Max, e pëlqeu idenë.

Së bashku ata kursyen rreth 47,000 paundë në disa vjet dhe blenë një gjysmë hektari tokë në Offaly, Irelandë, për t’u vendosur aty me bijën e tyre, Iza, 5 vjeçe. Ata ndërtuan aty dy shtëpi dhe ftuan miqtë e tyre, James Smith, 32 vjeç, e Ffion Thomas, 31 të jetojnë me ta, dhe tashmë kanë krijuar komunën e tyre të vogël.

Dy familjet tashmë jetojnë si një komunitet – duke ngrënë nga ushqimi që rrisin vetë, dhe duke punuar nga shtëpia.

Charlotte, mësuese joga, tregon: “Gjithmonë kam dashur një shtëpi të vërtetë pasi kur isha e voglë zhvendoseshim shpesh. Kur u vendosëm fillimisht këtu ishte e vështirë, nuk kishte ngrohje dhe kopshti ishte vetëm një lëmsh balte e mbeturinash”.

“Ngadalë ne ndërtuam shtëpinë dhe kopshtin, duke jetuar si një komunitet me miqtë tanë. Është bukur sepse mund të gjej kohë qetësie për veten, teksa Ffion ose James kujdesen për fëmijët”.

“Kemi një ritëm më të ngadaltë jete dhe është bukur të jetosh me miqtë e tu”.

Charlotte thotë se kërkon të krijojë një komunitet me te gjere por deri tani nuk ka arritur të gjejë njerëz të tjerë për ta bërë të funksionojë.

“Ne u dashuruam me vendin sapo e pamë dhe ofruam 47 000 paundë, që ishin të gjitha kursimet tona dhe për fat e morëm”.

Familja u vendos aty bashkë me të bijën e vogël Iza, në gusht 2017 dhe nisën të punonin e të rinovonin ndërtesën ekzistuese.

“Nisëm të bënim gjërat ngadalë, me sa para fitonim. Në fillim unë shkoja përditë të punoja në Dublin pasi duheshin para për të rregulluar ngohjen dhe gjëra të tjera”.

Dhe teksa rregullonin shtëpinë e tyre çifti lindën dhe Eden, tashmë tre vjeç, dhe Thea, një vjeçe.

“Pas disa muajsh e lashë punën në Dublin pasi u bëra mësuese joga, si dhe part-time punoja në kujdesin social,” tregon Charlotte.

“Kështu që mund të kaloja më shumë kohë me fëmijët”.

Gatë periudhës së izolimit Charlotte e Max rinovuan shtëpinë dhe ndërtuan një shtesë te Madge me katër dhoma gjumi.

Kështu që familja mund të priste dhe miqtë e tyre James e Ffion, që u vendosën aty në prill 2021.

“Ka funksionuar mirë,” tregon Charlotte.

“Nuk bezdisim njëri-tjetrin pasi kemi secili hapësirat tona të banimit, por gjithashtu e dimë që nuk jemi kurrë vetëm”.

“Ne të rriturit pimë kafe në mëngjes dhe ndihmojmë njëri-tjetrin me fëmijët”.

Ata kanë tashmë parcelat e tyre te mbjella me perime, si kunguj, presh, panxharë e të tjera.

“Ndërsa nga pulat marrim vezë dhe përpiqemi të bëhemi sa më të pavarur me kalimin e kohës”, tregon Charlotte, duke shtuar se te tjera prodhime i blejne nga fermeret vendas.

Charlotte thotë se shpreson të zgjerojë komunitetin e tyre kur të jetë e aftë të blejë më shumë tokë.

“Do të më pëlqente shumë të vinin të tjerë njerëz, ose dhe të vendoseshim të gjithë tjetërkund, ndoshta më afër detit. Megjithse jemi mësuar tashmë këtu”, shton ajo.

FOTO GALERI
5/8
Charlotte thotë se kërkon të krijojë një komunitet por deri tani nuk ka arritur të gjejë njerëz të tjerë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA