18 punonjës dhe ish-punonjës të burgut të Fierit janë dënuar me masën arrest shtëpie në mungesë për shpërdorim detyre.
Pas punës së Drejtorisë së Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë, janë kryer ekzekutimet e vendimit të gjykatës, masë me “arrest shtepie”.
Ata dyshohet se kanë abuzuar me lejet e hyrje-daljeve të të dënuarve.
Të akuzuarit nuk kanë qenë të pranishëm kur është dhënë vendimi dhe Policia Gjyqësore është ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve.
Ata akuzohen: Për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorimi i detyrës”.
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurimit “arrest në shtëpi” ndaj: Gerald Nonaj, lindur e banues ne Fier;
Ervis Alliaj me detyre Përgjegjës i Sektorit Ligjor pranë IEVP Fier, larguar nga detyra në sistemin e burgjeve;
Bashkim Meçi, lindur ne Librazhd e banues në Tiranë;
Eris Isufaj lindur ne Fier e banues në Patos;
Albi Rezhda me detyrë ish përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore pranë IEVP Fier;
Dorjan Nukaj me detyrë përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore pranë IEVP Fier, i komanduar;
Arbëri Gjërmeni lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë me arsim të lartë;
Enflor Hoxha me detyrë përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë pranë IEVP Fier (i komanduar);
Florida Mata me detyrë përgjegjëse e Sektorit të Financës pranë IEVP Fier;
Fatos Lika me detyrë përgjegjës i Sektorit të Policisë i komanduar në këtë detyrë dhe të shefit të regjimit të B
Mato Mataj me detyrë Specialist i regjimit të brendshëm pranë IEVP Fier;
Ermal Liçaj me detyrë Specialist i sektorit social, pranë IEVP Fier;
Xheniana Buzi me detyrë Specialist i sektorit social, pranë IEVP Fier;
Denisa Bendai lindur e banuese në Berat;
Sidorela Vogli e lindur në Lushnje e banuese në Fier;
Jonida Qato me detyrë specialist i sektorit social, pranë IEVP Fier dhe
Eduart Rrapaj administrator i njësisë tregtare në IEVP Fier.
Top Channel