Polici britanik që refuzoi nusen e tij në ditën e dasmës thyen heshtjen – nuk kërkon ndjesë (fotot)

24/09/2022 15:20

Një dhëndër që zgjodhi të jepte refuzimin e tij ndaj gruas ditën e dasmës, ka refuzuar të kërkojë ndjesë, raportohej me trishtim nga Britania.

E përditshmja vendase The Sun shkruante dje sesi 24 vjeçari Kallum Norton, theu zemrën e të fejuarës së tij Kayley Stead kur u zhduk disa orë para se dyshja të jepnin premtimet në ceremoninë e martesës.

Sot u zbulua se polici i ri Kallum me forcën e Gwent ne Uells, kishte përfunduar trajnimin e tij vetëm disa ditë para se t’ia mbathte nga ceremonia 12,000 paundëshe e martesës.

Dyshja kishin qenë në një marrëdhënie prej më shumë se katër vjetësh dhe jetonin në Swansea të Uellsit, ndërsa duhet të ishin martuar më 15 shtator.

Së fundmi i pyetur nga mediat nëse do të kërkonte ndjesë ndaj Kayley, Kallum tha: “Nuk dua të flas për këtë.

Ai kishte fjetur në një karavan pranë vendit të ceremonisë natën para martesës, por ishte larguar në orët e para të mëngjesit.

Më vonë babai i tij kishte telefonuar për të njoftuar se i biri nuk do të paraqitej.

Kështu që në vend që të çonte dëm paratë e shpenzuara për ceremoninë, 27 vjecarja Kayley nisi të festonte me të dashurit e saj sipas programit, duke thënë se kjo ishte “dita e triumfit”.

Kur dëgjoi përgjigjen e Kallum, Kayley më zemër të thyer tha: “Nuk e prisja këtë, por pres që njeriu të jetë përgjegjës për veprimet e tij”.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA