I pyetur se çfarë mendon për akuzat e Ballës se së shpejti BE-ja do të shpallë non-grata Berishën, ky i fundit u përgjigj duke e ironizuar se i sugjeron të bëhet zëdhënës i Bashkimit Evropian.
Berisha tha se së shpejti edhe Balla do të marrë atë që meriton dhe se duhet urgjentisht të merret në hetim nga SPAK-u.
A ndiheni i akuzuar nga PD-ja e përfaqësuar nga Alibeaj se po ushtroni presion ndaj SPAK-ut?
E ftoj Skapin e partisë dhe avoketërit e tij të shqyrtojnë çdo vendim të Berishës që nga viti 92 deri më sot dhe ju garantoj se në çdo vendim do të gjejnë vetëm ligjin. Ata që pretendojnë se skapit po i bëhet presion nga të dyja anët, nuk po i bëhet presion nga PD-ja, që ka kontribuar shumë në dokumenta dhe fakte që do i paraqesë publikisht. Skapi është krijuar si një shtesë e PS-së. Rama dh Agaçi i dërgojnë skapit një dekret të Jakomanit dhe i thonë se dëshmon se trojet e e rikthyera të familjeve tiranse, janë shpronësuar me këtë dekret të mëkëmbësit të mbretit. Dekreti tregon emrat e shtatë familjeve ku asnjëra nuk i përket zonës së Tiranës. Çdo prokurori në botë merr vetëm një vendim. Hap çështje penale ndaj atij që hap padi të rreme. Çfarë ndodh me këtë? Skapi i partisë në vend që të marrë në hetim Taulant Sharrën, bën sikur nuk disponon këtë fallsitet madhor. Ky është një turp që ky skap i lejon vetes së tij.
E sugjeroj që të bëhet zëdhënës i BE-së kreun e bandës së Elbasanit. Është një problem në vetvete por kam bindjen që edhe ai do të marre vendin e tij.
Top Channel