Acerbi: Ishte një verë e nxehtë, por jam shumë i lumtur që jam te Inter

21/09/2022 08:36

Francesco Acerbi ishte një nga emrat më të përmendur në merkaton e verës në Itali, pasi mbrojtësi u transferua nga Lazio te Inter në formë huazimi.

Natyrisht, kjo situatë nuk është kaluar lehtë edhe nga vetë 34-vjeçari, i cili nëpërmjet mediave ka shpjeguar se tani gjithçka ka kaluar dhe është fokusuar te sezoni i ri.

“Ishte një verë shumë intensive dhe e ‘nxehtë’, me plot kuptimin e fjalës. Transferimi im nga Lazio te Inter ishte shumë i vështirë në aspektin personal dhe nuk ishte e lehtë. Gjithsesi, e kaluara është e kaluar. Gjërat tani kanë ndryshuar dhe tani jam i lumtur që jam pjesë e Inter dhe dua të bëjë mirë këtu” -tha Acerbi.

Mbrojtësi deri më tani ka luajtur vetëm 2 ndeshje, saktësisht 90 minuta në Champions përballë Plzen dhe 78 minuta në ndeshjen e fundit, atë ndaj Udinese në kampionat./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA