Siguria ushqimore është pjesë e sigurisë ushqimore. Pyetjes së çfarë hamë ne, i përgjigjet Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, ku me laboratorët e rinj, numri i analizave të akredituara shkon në 106.
Laboratorët e rinj mund të kontrollojnë nivelin e mbetjeve për 430 lloje pesticidesh, kështu, ekportuesit për të mësuar cilësinë e prodhime bujqësore që do të tregtojnë, mund t’i analizojnë ato në laboratorët e institutit të referencës. Rezultatet e këtyre analizave tashmë kanë të njëjtën vlerë si ato të laboratorëve ushqimore në Europë.
“Ka kaluar akreditimin me shumë sukses testi i pesticideve në fruta-perime. Ne analizojmë me një test të kësaj kategorie me këto pajisje moderne, arrin të analizohet një matricë frutash për 430 pesticide në të njëjtën kohë pjesë në milionë dhe bilion pra niveli analitik është shumë i lartë”, shpjegon Pëllumb Aleksi, drejtori i ISUV.
Në rastet kur një produkt ushqimore vë në rrezik konsumatorin, atëherë Instituti i Sigurisë ushqimorë ndez sistemin e alertit.
“Instituti është pjesë shumë e rëndësishme e sistemit ALERT të Shqipërisë dhe funksionon që në kohë reale janë njoftuar instatncat AKU DHE AKVMB dhe shkohet direkt në fermë ose në subjekt”, thotë Aleksi.
Rezultatet e analizave në ISUV janë si vendimi i Gjykatës së Lartë për sigurinë ushqimore në Shqipëri.
“Në rast se ka ankesë nga qendra e referencës, norma dhe standardi ndërkombëtar e përshkruan qartë që një analizë e tillë, në rast ankese ose subjekti, ose të klientit, i cili mund të jetë autoritet shtetëror ose privat, atëherë analiza mund të kryhet në qendrën e referencës europiane”, sqaron Aleksi.
Përveç mbetjes së pesticideve, laboratorët e rinj mund të analizojnë edhe mbetjet e metaleve të renda të peshqit, mykotoksinat tek ushqimet si dhe sëmundjet tek kafshët dhe shpendët.
Top Channel