Pronari i një pike të vogël karburanti besonte se problemet e tij financiare mbaruan kur papritur rreth 6 milionë dollarë u shfaqën në llogarinë e tij.
Ajo për çka ai kishte aplikuar ishte një hua prej $60 000, por disa zero të shtuara nga një punonjës i përgjumur i bankës e kishte bërë Hui ‘Leo’ Gao dhe të dashurën e tij, të besonin se ishin bërë milionerë, duke nisur punën për të shijuar të gjitha lukset.
Gao e Kara Hurring u arratisën në një rrugëtim të stilit ‘Bonnie e Clyde’ qe do t’i bente me pas njëfarë heronjsh popullorë, duke shpenzuar paratë e tyre në jetë luksi apo bixhoz në hotele me pesë yje, shkruan rrjeti britanik ‘The Sun’.
Rreth 4 milionë dollarë nga totali i llogarisë ishin nxjerrë ose shpenzuar nga çifti gjatë aventurës së tyre milionere.
Fillimisht Gao kishte aplikuar për një kredi me bankën Westpac për të çuar përpara biznesin e tij në Rotorua, në Zelandën e Re.
Por një mikesha e tyre vërejti zerot e tepërta kur pa llogarinë e Gao, teksa overdraft-i tregonte shumën prej 6 milionë dollarë.
Ata vijonin të kontrollonin faqen por shuma mbetej e njëjtë, dhe këtu nisën celebrimet e tyre.
Brenda disa orësh çifti ishte nisur në udhëtim bashkë me vajzën e tyre Leena, duke lënë gjithçka prapa, madje edhe macen e shtëpisë, sipas mediave.
Dyshja kishte shkuar fillimisht në Auckland ku Gao transferoi rreth $300,000 nga llogaria e tij me qëllim t’i fshihte tjetërkund.
Në total, Gao përdori 23 llogari bankare dhe 39 transferime për të zhvendosur paratë jashtë vendit.
Në lëvizjet e fundit ai transferoi më shumë se 4 milionë dollarë para se bashkë me bijën e tyre të largoheshin drejt Kinës.
Gao e Hurring kishin përfunduar duke qëndruar në kazinonë e hotelit Macau, ku shpenzuan një pjesë të mirë të parave.
Gruaja hapi një llogari prej $200,000 me kazinonë e hotelit Wynn’s International që përdoreshin për të luajtur dhe për akomodimin.
Në një episod ajo kishte humbur $101,000 në një natë të vetme.
$1.1milionë të tjera u transferuan në llogarinë e Macau kësaj here me emrin e babait të Gao, Alex Wang.
Por në maj banka zbuloi gabimin dhe lajmëroi autoritetet që publikuan alarmin në Interpol dhe çifti nisi të shfaqej nëpër media, duke marre fame e duke u kthyer në njëfarë ‘heronjsh të popullit’.
Rrjedhimisht dyshja kishin shpenzuar të gjitha paratë dhe në maj 2010, Hurring kontaktoi policinë neozelandeze dhe u ofrua të kthehej në vend.
Ajo nuk kishte më mbështetjen e Gao dhe vetëm pak para të mbetura. Pas 20 muajsh në arrati ajo u arrestua kur zbriti në aeroportin e Auckland.
Ndërsa Gao qëndroi në Kinë, vend i cili nuk ka marrëveshje ekstradimesh me Zelandën e Re.
Por rrjedhimisht ai u arrestua në Hong Kong që asokohe kishte marrëveshjen me Interpol dhe u kthye në Zelandën e Re për t’u përballur me akuzat.
Gao ishte liruar nga burgu në 2013 pasi kreu 16 muaj prapa hekurave.
Ndërsa Hurring mbronte pafajësinë e saj, duke insistuar se Gao i kishte thënë për paratë se ‘kishte fituar llotarinë’.
Por ajo u shpall gjithsesi fajtore për vjedhje dhe kreu një vit prapa hekurave.
Aventura e çiftit në vitin 2019 u pasqyrua në filmin ‘Runaway Millionaires’ bazuar në tregimin e Hurring të asaj që kishte ndodhur.
Top Channel