Edhe pse ka vetëm pak ditë që konkurrentët e rinj të Përputhen kanë nisur rrugëtimin e tyre në këtë emission, kanë nisur edhe debatet dhe mosmarrëveshjet e para mes tyre.

Pas takimit katër minutësh mes Edës dhe Remilit duket se gjërat mes tyre nuk kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe Remili iu drejtua Edës duke i thënë se shkon lule më lule. Term ky aspak i duhur dhe sigurisht që nuk u prit mirë nga Eda, e cila nuk i pranoi as faljen.

Nga ana tjetër opinionistja Neda Balluku, u shpreh se meshkujt e përdorin një shprehje të tillë në momentin që nuk munden të bëjnë për vete një femër.

Remili: Ti shkon lule më lule

Eda: Mua nuk më bën përshtypje kjo që tha, por mesa duket qenka bërë xheloz për takimin tim. Unë nuk kam ndjerë asnjë lloj emocioni me të.

Neda Balluku: Ky është rasti tipik i një mashkulli që nuk i del me një vajzë që e tenton dhe e shan.

Remili: Nëse është marrë në këtë kontekst kërkoj falje

Eda: Falja jote nuk pranohet fare, unë tregoj etiken time e ti tënden. Je 31 vjeç dhe e di se çfarë thua.

Remili: Kërcimin me Mateon mund ta bëje dhe në një moment tjetër, unë e quajta provokim prandaj reagova ashtu.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA