Mijëra krokodilë pushtojnë plazhin duke lënë vendasit ‘në panik’ në Brazil (video-foto)

16/09/2022 16:59

Pamje të rralla të disa qindra, ndoshta mijëra krokodilëve që kishin mbushur një plazh në Brazil janë përhapur gjerësisht në rrjet dhe kanë shkaktuar frikë mes banorëve vendas.

‘Plazhi’ është pranë kënetave të famshme Pantanal të Brazilit që njihen për mbajtjen e mijëra ekzemplarëve krokodilëve.

Ken Rutkowski, i cili postoi klipin në rrjetin Twitter, komantonte: “Një pushtim i vogël krokodilësh në Brazil, një zbarkim thuajse ushtarak nga kënetat në plazh, që ka shkaktuar frikë mes banorëve vendas.”

Video u përhap shpejt në rrjetet sociale por shumë përdorues refuzonin pretendimin se zvarranikët e frikshëm kishin “pushtuar” plazhin dhe se informacioni për to nuk ishte i plotë.


Një tjetër shkruante: “Këta janë krokodilë ‘yacare caiman’, dhe ashtu si të tjerët janë ekto-termikë, ose me gjak të ftohtë. Për të rritur temperaturën e trupit ata dalin në tokë dhe ekspozohen ndaj rezeve të diellit.”

Dikush shtonte: “Ky nuk është një plazh bregdetar dhe dallohet në versionin e gjatë të videos.”

Përdoruesi i quajtur ‘DrWildlife’ tha se skenat e kafshëve nuk kishin të bënin me panikun: “Ky nuk është një pushtim dhe vendasit nuk janë në panik”.

“Kjo nuk është një plazh por pjesë e kënetës tropikale Pantanal më e madhja në botë. Ndersa këta nuk janë krokodilë por Yacare caiman.”

Në rajonin kënetor Pantanal në Brazil jetojnë rreth 10milionë krokodilë ‘caiman’, të cilët mblidhen në masë në burimet ujore për të gjuajtur peshk dhe për t’u freskuar.

FOTO GALERI
2/3
Video u përhap shpejt në rrjetet sociale por shumë përdorues refuzonin pretendimin se zvarranikët e frikshëm kishin “pushtuar” plazhin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA