Berisha: Basha deklaroi se fondet i kam nga diaspora, cili nga prokurorët shkoi atje për të hetuar?!

16/09/2022 12:48

Sali Berisha gjatë një takimi me gazetarët tha se ai është mashtruar nga Lulzim Basha në lidhje me financimin rus gjatë zgjedhjeve, ndërsa kjo dosje është mbyllur pa asnjë hetim nga prokuroria.

“Fakti i vetëm dokumenti i parë unë marr vendimin asnjë diskutim, por edhe 100 vite po të kërkoj nuk do të gjej një të vërtetë dhe kur e kam thënë këtë ka qenë vetëm Sali Berisha që e dinte, se të tjerët nuk e dinin. Ka mbylljen e një dosjeje pa hetim. Basha deklaroi se fondet i kam nga diaspora, cili nga prokurorët shkoi në diasporë për të bërë hetimin, për të marrë në pyetje Nick Muzinin? Asnjë. Cili prokuror? Ata thirrën Arben Ristnin dhe Ilir Dervishajn, dhe çfarë rezultoi dhe asgjë nuk kishte hyrë dhe dalë nga arka e partisë, nga dolën 500 mijë dollarë? Kryetari u mor peng nga Edi Rama. Marrëveshje, ti qeveris dhe unë bëhem pengu yt se ndryshe nuk ka si shpjegohet kjo. I ke zbatuar rregullat e transaksioneve? Nga mbijnë ato para ranë nga qielli? Nuk ka asnjë krahasim midis tyre dhe i them unë sa herë kam ftuar para jush SPAK apo stërspak që të hetojë çdo gjë, unë kam deklaruar ligjin për heqjen e parashkrimit për çdo ministër, do ta heq sapo të vij në pushtet që çdo ministër që firmos nuk ka parashkrim. Firmos ia mbath disa vite në Azi a Afrikë, dhe Edi Rama do ta pësojë”, tha Berisha.

Disa ditë më parë, një zyrtar i lartë amerikan deklaroi se Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014,  mes tyre edhe Shqipërisë.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazmë”, tha burimi i qeverisë amerikane.

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha e mohoi këtë duke deklaruar se “Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA