Teksa autoritetet në Britani po merren me detajet e fundit të funeralit të mbretëreshës Eizabetë ditën e hënë, ata po përballen edhe me një sërë tekash nga liderët botërorë të cilët kërkojnë tani leje të posaçme për të kapërcyer skemën e propozuar për të mbërritur në funeral më një autobus ekskluzivisht për ta për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm të pjesëmarrësve, duke kërkuar të shkojnë me automjetet e tyre zyrtare.
Diplomatë nga pesë vende, duke përfshirë disa brenda grupit G7, i thanë POLITICO-s se duan përjashtime për udhëheqësit e tyre, duke përmendur moshën ose arsye sigurie.
Protokolli i udhëtimit, i dërguar ambasadave jashtë shtetit në fundjavë dhe i parë nga POLITICO , nuk do të zbatohet për liderë të tillë si presidenti i SHBA Joe Biden, një burim i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar konfirmoi më vonë për Times . Biden pritet të mbërrijë në funeral me limuzinën e tij të blinduar, që shpesh quhet ‘Bisha’. Udhëheqës të tjerë me kërkesa specifike sigurie, si Presidenti Isaac Herzog i Izraelit, gjithashtu mund të lejohen të vijnë me makinën e tyre , tha i njëjti burim në Mbretërinë e Bashkuar.
Nisur nga ky fakt, diplomatët e huaj me bazë në Londër tani po kërkojnë të sigurojnë që krerët e shteteve të tyre të kenë të njëjtin trajtim si Biden dhe të shmangin mbërritjen në një autobus me ‘ përfaqsues nga shtetete më të vogla.
“Presidenti ynë është mëse dakord të shkojë me autobus nëse i thuhet kështu, por ai është mbi 80 vjeç, kështu që nëse ka një mënyrë për ta shmangur atë, ne do të përpiqemi,” tha një diplomat tjetër i lartë.
Udhëtimi me autobus, shihet edhe si sfidë për lidertë të cilët duan të tregojnë me cdo kusht një autoritet të hekurt.
Top Channel