Zaniolo: Merkato verore? Një trillim i medias, prioritet ka Roma

14/09/2022 22:59

Nicolo Zaniolo ishte një nga emrat më të përmendur në merkaton verore teksa sulmuesi u duk pranë transferimit te Juventus.

Megjithatë, kur i ka mbetur edhe një vit e gjysmë kontratë me Romën, Zaniolo thekson në konferencën për shtyp para ndeshjes së Europa League ndaj Helsinkit, se zërat e merkatos ishin thjesht një trillim i mediave dhe se prioriteti i tij mbeten verdhekuqtë e kryeqytetit.

“Nuk është se ishte një verë e veçantë për mua, ashtu siç u mundua të shitej. Dukej sikur unë isha pranë largimit nga Roma dhe në fund qëndrova në skuadër, por kjo është një iluzion, një trillim i mediave. Kam edhe një vit e gjysmë kontratë me Romën dhe nuk është ky momenti i duhur të flasim për rinovimin.

Në fillim të kalojmë ndeshjen me Helsinkin e më pas të mendojmë për Atalantën, unë jam i përqëndruar te fusha sepse Roma është prioriteti im. Jam i lumtur që kam një trajner si Jose Mourinho, pasi po më ndihmon të rritem”, u shpreh Zaniolo./ Super Sport

Top Channel