Mourinho para Europa League: Më duhen 3 si Pellegrini, futbolli skandinav në rritje

14/09/2022 17:25

Roma e nisi me një humbje aventurën në Europa League teksa u mposht në transfertë nga Ludogorets.

Tashmë, verdhekuqtë janë të detyruar të fitojnë në ndeshjen e radhës, atë ndaj Helsinkit. Trajneri Jose Mourinho në konferencë për shtyp theksoi se kundërshtari luan një futboll tërheqës ndërsa shtoi se në organikën e tij, do të kishte dëshiruar 3 lojtarë me tiparet e kapitenit Lorenzo Pellegrini.

“Trajneri bën diferencën dhe trajneri i Helsinkit aplikon një futboll tërheqës, ka ide shumë të mirë për lojën. Më pëlqen skuadra e tyre dhe i kemi analizuar mirë, bëhet fjalë për një ekip shumë të mirë. Niveli i futbollit i skandinav është në rritje, këto tipe skuadrash janë gjithnjë të mirëndërtuara dhe nuk do të jetë e lehtë për ne.

Zaniolo- Do të luajë, më ka pëlqyer shumë sjellja e tij. Nuk e di nëse mund t’ia dalë për 90 minuta, por jam i sigurt se do të shfaqë një nivel shumë të mirë. Pellegrini? Mund të bëj çfarëdo lloj roli në fushë, është shumë i rëndësishëm. Më vjen keq që është vetëm 1 sepse do rë doja 3 si ai”, u shpreh Mourinho.

Top Channel