Milani gjen fitoren e parë në Champions, Shakhtar “ngec” ndaj Celtic

14/09/2022 21:14

Tre gola për po kaq pikë. Milani merr fitoren e parë në Ligën e Kampionëve dhe e bën këtë përballë Dinamos së Zagrebit në “San Siro”, ku u imponua me rezultatin 3-1 dhe u ngjit përkohësisht në krye të grupit me 4 pikë.

Kuqezinjtë nuk e patën aspak të lehtë përballë gjigantëve kroatë dhe gjetën golin e avantazhit vetëm në fundin e pjesës së parë, kur Giroud ekzekutoi saktë një penallti.

Në pjesën e dytë ishte belgu Saelemaekers që shënoi golin e dytë për kuqezinjtë, ndërsa Dinamo Zagreb provoi të rihapë sfidën me anë të Petkovic, por pa rezultat, pasi Milani shënoi edhe golin e tretë, këtë herë me Pobegën, duke vulosur suksesin e parë në Champions.

Në të njëjtën orë, u zhvilluar edhe sfida mes Shakhtar Donetsk dhe Celtic, që përfundoi në barazim 1-1 dhe të dy skuadrat morën nga një pikë, me ukrainasit që shkojnë përkohësisht në krye të grupit me katër pikë në total./ Super Sport

Top Channel