Mbappe kujton sfidën me Barcelonën: Aty u shndërrova në futbollist superior, ishte speciale!

14/09/2022 16:23

Kylian Mbappe i ka ngjitur shpejt hapat e karrierës dhe është një nga lojtarët më të vlerësuar aktualisht në botë.

Megjithatë, edhe francezi ka pasur ndeshje në të cilat është ndjerë me të vërtetë si lojtari më i mirë në qarkullim teksa në një intervistë të fundit, sulmuesi i PSG e pranon se në ndeshjen ndaj Barcelonës në vitin 2021, ku shënoi një tripletë në Camp Nou, u shndërrua nga një futbollist i mirë në një futbollist superior.

“Mendoj se atë mbrëmje në Camp Nou bëra kapërcimin nga një futbollist i mirë në një futbollist vërtet superior. Atë mbrëmje shënova një tregolësh në Camp Nou, ishte diçka me të vërtetë speciale. U ndjeva krenar sepse luajta me personalitet dhe këtë e kërkoj gjithnjë në fushë.

Në mbrëmjet e Champions League nuk mund të fshihesh dhe kështu veprova edhe unë. Atë sezon shkuam deri në finale, por nuk mundëm të fitonim. Për mua do të ishte vërtet një mrekulli ta fitojë Champions me PSG”, u shpreh Mbappe./ Super Sport

Top Channel