Interesim konkret nga Anglia, Interi u përplas çmimin për Calhanoglu

14/09/2022 15:37

Rikthehen zërat për një kalim të mesfushorit Hakan Calhanoglu në Premier League. Futbollisti i Interit ka përfunduar në radarët e Newcastle, që edhe më parë e ka pasur nën vëzhgim.

“Calciomercato” raporton se klubi italian tashmë i ka bërë me dije anglezëve të Neëcsatle edhe çmimin që kërkon për kartonin e Calhanoglu.

Mesfushori mund të lihet i lirë për shumën e 26 milionë paundëve. Për Interin do të ishte një marrëveshje shumë e mirë në aspektin financiar./ Super Sport

Top Channel