Një ekip ndërkombëtar hulumtuesish kanë zbuluar imazhet e para të mjegullnajës Orion të kapur me teleskopin hapësinor James Webb.

Imazhet janë marrë si pjesë e programit Early Release Science ku janë përfshirë më shumë se 100 shkencëtarë në 18 vende.

Grupi i yjeve ndodhet 1350 vite dritë larg nga Toka, në një mjedis të ngjashëm në të cilin sistemi ynë diellor lindi më shumë se 4.5 miliardë vjet më parë.

Astronomët janë të interesuar për të kuptuar më mirë se çfarë ndodhi gjatë miliona viteve të para të evolucionit tonë planetar.

“Ne jemi të mahnitur nga imazhet befasuese të mjegullnajës Orion”, tha në një deklaratë astrofizikani Els Peeters.

Zakonisht këto sisteme yjësish errësohen nga sasi të mëdha pluhuri gjë që e bënë të pamundur vëzhgimin me teleskopë si ai Hubble, paraardhësi i Webb.

Top Channel